Gati bashkëpunimi i rradhës, Inter me një tjetër transferim nga Barcelona

Neroaxurët përsëri për shopping te Barcelona.

Zi-kaltrit janë rikthyer në rrugën e duhur duke marrë shtatë fitore rradhazi në Serie A dhe konsiderohen si favoritë për ta fituar Scudetton.

Neroaxurët janë të vetëdijshëm se skuadra ka nevojë për përforcime dhe kanë disa objektiva për merkaton e Janarit.

Inter verën e kaluar e transferoi Arturo Vidalin nga Barcelona, ndërsa tani Neroaxurët dëshirojnë një tjetër futbollist të Katalansve.

Don Balon, raporton se Inter synon transferimin e Junior Firpos nga Barcelona në merkaton e Janarit.

Conte beson se Firpo do të jetë përforcimi ideal për krahun e majtë dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.

Firpo nuk bën pjesë në planet e Koeman dhe marrëveshja mund të arrihet për 20 milionë euro.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here