Mauro Icardi dhe Paris Saint Germain nuk janë duke kaluar momentet e tyre më të mira së bashku pasi sulmuesi argjentinas nuk përmbushi pritshmëritë që udhëheqësit e skuadrës prisnin.
Tashmë një rikthim i tij në Serie A ka filluar të trumpetohet mirëpo kësaj rradhe jo tek Inter por tek rivali i saj më i madh, Juventusi.
Për të arritur një transferim të tillë tashmë është duke punuar edhe Fabio Paratici i cili nuk po ngutet shumë pasi po planifikon që këtë transferim ta përfundojë në verën e ardhshme dhe jo gjatë këtij janari.
Il Giorno raporton se argjentinasi është objektivi kryesor i drejtuesvë të Juventusit për verën e ardhshme.