Juventus në janar, dy largime dhe një transferim në sulm!

Juventus dhe Pirlo po shikojnë të gjitha mundësitë e mundshme që kanë për të përforcuar skuadrën e tyre gjatë merkatos së janarit.

Juventus dëshiron që të nisë sezonin e ardhshëm me këmbë të mbarë pas festës së Krishtlindjeve.

Tashmë është e ditur që Juventus po kërkon një zëvëndës për Alvaro Moratan dhe Zonja e Vjetër sikurse Inter është në garë për sulmuesin e Chelseas, Olivier Giroud i cili pritet të largohet këtë janar nga Londra.

Ndërsa sa i përket emra që do të largohen nga Torino këtë janar, pritet që të jenë Adrien Rabiot, Sami Khedira dhe ndoshta Federico Bernardeschi.

Ky i fundit mund të përdoret nga Paratici për të bindur skuadrën e Milanit të lejojë Leaon të transferohet tek Zonja e Vjetër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here