Argjentinasi më në fund e ka gjetur skuadrën e tij të ardhshme.
Ish trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino ka arritur një marrëveshje me skuadrën e Paris Saint Germain, të paktën sipas raportimeve të Fabrizio Romanos.
Një kontratë raportohet se është nënshkruar nga trajneri argjentinas dhe me shumë mundësi është ajo me PSG-në e cila disa ditë më parë shkarkoi trajnerin gjerman Thomas Tuchel.
Tuchel pritet që të përfitojë plot 6 milionë euro nga skuadra franceze për shkak që kjo e fundit e shkarkoi atë pa e përfunduar kontratën.
Pochettino pritet që të marrë drejtimin e kësaj skuadre dhe ka kërkesa të mëdha në merkato për drejtuesit e skuadrës.