Atletico Madrid në bisedime me Chelsean për Alonson!

Atletico Madrid ka filluar bisedimet me skuadrën e Chelseas për të shqyrtuar mundësinë e transferimit të mbrojtësit spanjoll, Marcos Alonso, raporton The Independent.

Gjigantët spanjollë po kërkojnë që ta sjellin spanjollin 30 vjeçar në formë huazimi dhe pastaj të shikojnë mundësitë për blerjen e tij pasiqë Diego Simeone ka kërkuar nga drejtuesit ndonjë blerje për të përforcuar repartin e mbrojtjes.

Chelsea nga ana tjetër ka shprehur gatishmërinë për ta lënë të largohet spanjollin nga Stamford Bridge.

Kjo për faktin që tashmë Ben Chilwell dhe Emerson Palmieri kanë ‘blinduar’ vendet e tyre në formacion dhe se Alonso nuk ka ndonjë ardhmëri tek skuadra londineze dhe se largimi duket opsioni më i preferuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here