Milan më në fund ka gjetur emrin e ri në sulm që do të jetë zëvëndësuesi i denjë i Zlatan Ibrahimovic.
Celtic tashmë i ka vënë një çmim sulmuesit të saj, Odsonne Edouard, dhe bëhet fjalë për një çmim prej 35 milionë eurosh.
Kjo shifër në këtë periudhë mund të jetë paksa e lartë mirëpo Rossonerët janë të vendosur për një emër të ri në sulm pasi dëmtimi i suedezit e la skuadrën në një pozitë të vështirë në repartin ofenziv.
Përflitej shumë emri i sulmuesit të Real Madrid, Luka Jovic mirëpo tashmë gjithçka është zbuluar dhe se përforcimi do të vijë nga Celtic ku 22 vjeçari premton shumë edhe për të ardhmen e kuqezinjëve.