Juventus shikon nga e kaluara, rikthen ish yllin e saj!

Juventus duket se nuk po gjen rehati me futbollistët që aktualisht posedon dhe kjo gjë i ka detyruar që të rikthehen prapa për të rikthyer emra që më herët kanë qenë pjesë e Zonjës së Vjetër.

Bëhet fjalë për Fernando Llorenten i cili aktualisht është pjesë e skuadrës së Napolit por që nuk po kalon një formë të mirë dhe largimi nga skuadra e Gattusos pritet që të ndodhë gjatë muajit janar.

Sky Sport Italia raporton se 35 vjeçari është në listën e dëshirave të Biankonerëve pasi karakteristikat e tij janë shumë të ngjajshme me Alvaro Moratan.

Edhe Sampdoria është e interesuar për shërbimet e tij por skuadra e Pirlos duket një ambient më familjar për spanjollin i cili gjatë periudhës 2013-2015 në 92 ndeshje të zhvilluara shënoi plot 29 gola.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here