Ditët po afrohen kur merkatoja dimërore do të rihapet dhe pritet që këtë janar të jetë një garë tejet e nxehtë.
Juventusi deri më tash ka hezituar në merkato por lajmi që ndodhta Agnelli do të largohet nga udhëheqësia e skuadrës ka bërë që stafi të alarmohet dhe priten disa goditje të mëdha në janar dhe në qershor.
Mirëpo kjo gjë nuk është e vetmja pasi në janar pritet ardhja e Memphis Depay nga Lyon kurse tek skuadra franceze do të transferohet ylli i Zonjës së Vjetër, Federico Bernardeschi.
Ndërsa gjatë verës së ardhshme goditja më e madhe pritet të ndodhë ku Sergio Aguero pritet që të lërë Manchester Cityn me të cilën nuk ka rinovuar kontratën dhe karrierën me shumë mundësi do ta vazhdojë në Torino.