Juventus në bisedime për Rovellan!

Juventus ka filluar bisedimet për transferimin e talentit të Genoas Nicolo Rovella, raporton Gianluca Di Marzio për Football Italia.

Talenti 21 vjeçar i Italisë tashmë nuk është i sigurtë për të ardhmen e tij tek skuadra aktuale e cila mund të mendojë aktualisht për shitjen e tij për të përfituar ekonomikisht pasi është e vetëdijshme që nuk mund ta mbajë edhe për shumë sezone këtë talent.

Pirlo është në kërkim të ristrukturimit të skuadrës dhe emra të rinj priten të vijnë tek Zonja e Vjetër merkatove të ardhshme ku Rovella padyshim që është njëri prej objektivëve kryesorë të kampionit të Serie A.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here