Sulmuesi polak Krzysztof Piatek, është shumë pranë largimit nga Hertha.
25-vjeçari nuk ka arritur të ambientohet as në Gjermani dhe së shpejti do të largohet nga Berlini.
Sipas raportimeve të fundit, Piatek do ta vazhdojë karrierën te Genoa, aty ku shpërtheu në sezonin 2018/19, para se të transferohej te Milani.
Piatek nuk arriti të lërë gjurmë te Milani dhe në Janar u transferua te Hertha për 27 milionë euro.
Një vit pas largimit nga Genoa, Piatek do të rikthehet në Itali. Polaku ka shënuar 19 gola në 21 ndeshje me Genoan dhe shpreson të rikthehet përsëri në formën e duhur.
Piatek te Hertha e Berlinit ka shënuar tetë gola në 26 ndeshje.