Për Milanin 2020-ta ishte një vit fantastik. Rosonerët e mbyllën vitin në krye të Serie A dhe janë në formë të shkëlqyeshme.
Rosonerët besojnë te titulli dhe drejtuesit janë të gatshëm të bëjnë disa goditje në merkaton e Janarit për ta përforcuar skuadrën.
Sipas raportimeve të fundit nga Italia, drejtori i Milanit, Paolo Maldini synon transferimin e dyshes së Napolit.
Bëhet fjalë për Arkadiusz Milik dhe Nikola Maksimovic. Dyshes i skadon kontrata në fund të sezonit dhe nuk bëjnë pjesë në planet e Gattusos.
De Laurentiis njihet si një negociator i vështirë, mirëpo Napoli rrezikon ti humbasë ata me parametra zero verën e ardhshme.
Milik shihet si përforcimi ideal për vijën e sulmit, ndërsa Maksimovic për vijën e mbrojtjes.
Milan planifikon të ofrojë 20 milionë euro për dyshen, ndërsa bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.