Bomba e Janarit: Sergio Aguero transferohet në Serie A

Lajm bombastik nga Spanja, Sergio Kun Aguero pranë transferimit më të madh në karrierën e tij.

Aventurës  së Sergio Agueros te City i ka ardhur fundi dhe argjentinasi do të largohet nga Etihad.

Pas shumë sukseseve dhe titujve të fituar me Cityzens, Aguero është i gatshëm që të ndryshojë skuadër.

Siç raporton portali i njohur italian Calcio Mercato, Aguero do ta vazhdojë karrierën në Itali te Juventusi.

Biankonerët nuk e kanë nisur aspak mirë sezonin e ri dhe gjenden në pozitën e gjashtë në Serie A, me dhjetë pikë më pak se Milani.

Agueros i skadon kontrata me Cityn në fund të sezonit dhe Paratici synon të përfitojë nga kjo mundësi.

Zonja e Vjetër do të tentojë transferimin e Agueros në Janar për një shifër simbolike prej 10 milionë eurove.

City pritet ta pranojë ofertën, pasiqë Aguero nuk bën pjesë në planet e Guardiolës për vazhdimin e sezonit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here