Radja Nainggolan nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Interit pasi vendosi përfundimisht që të rikthehej tek skuadra e Cagliarit ku ishte i huazuar vitin e fundit.
Këtë lajm e bëri të ditur vetë skuadra e Cagliarit e cila përmjet një postimi deklaroi që kanë arritur një marrëveshje me skuadrën e Interit për huazimin edhe për një vit tjetër të Radja Nainggolan.
Kjo është aventura e tretë e 32 vjeçarit tek kjo skuadër.
Merret vesh që sipas marrëveshjes që është nënshkruar deri në fund të këtij sezoni ku do të përfundojë edhe marrëveshja e huazimit, Inter do të marrë pjesë në pagesën e pagës së tij.