Është vetëm dita e tretë e hapjes së merkatos së janarit dhe tashmë Zonja e Vjetër duket se ka gati marrëveshjen e parë për transferimin e talentit të Serie A.
Bëhet fjalë për Nicolo Rovellan, ku e përditshmja italiane Tuttosport raporton se interesimi kohëve të fundit është rritur dhe se ka pasur negociata të reja që duket se kanë rezultuar të suksesshme pasi është arritur një marrëveshje.
Juve dhe Genoa pritet të nënshkruajnë një marrëveshje me vlerë prej 10 milionë eurosh por futbollisti do të qëndrojë tek Genoa deri në fund të këtij sezoni ose paraprakisht edhe një vit më tepër.
Pirlo nuk e ka për ngut transferimin e tij pasi Rovella pëlqehet shumë nga kampionët e Serie A për të ardhmen e klubit.