Tronditet Inter, Real Madrid transferon yllin e saj!

Një skuadër e mbushur me emra të rinj dhe talente të shumta tek Inter nuk kishte si mos ti binte në sy Florentino Perezit të Real Madrid i cili tashmë ka gati goditjen e rradhës.

Spanjolli duket tashmë i penduar që lejoi shitjen e Achraf Hakimi verën e kaluar pasi tashmë po kërkon blerjen e tij në qershor.

Këtë lajm e raportoi e përditshmja ‘El Gol Digital’ e cila deklaroi që marokeni u rrit tek skuadra iberike nga Florentino Perez dhe pastaj u huazua për dy vite tek Borussia Dortmund para se të shitej tek Inter.

Real Madrid e cila përfitoi 40 milionë euro nga shitja e tij plus 5 të tjera do të vijnë në formë bonusesh por këto para duket se do i rikthejë mbrapa tek kjo skuadër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here