Florian Thauvin është njëri nga lojtarët mjaftë të përfolur saher që hapet merkato.
Francezi verën e kaluar ishte pranë transferimit te Milani, mirëpo në fund operacioni nuk u realizua.
27-vjeçarit i skadon kontrata me Marseille në fund të sezonit dhe disa skuadra kanë shfaqur interesim për të.
Calcio Mercato, raporton se Atalanta është futur në garë për Thauvin dhe Bergamaskët synojnë ta rrëmbejnë atë para Milanit.
Atalanta do të tentojë transferimin e Thauvin këtë muaj dhe kanë përgatitur një ofertë prej 10 milionë eurove.
Mediat franceze nga ana tjetër, raportojnë se Milan mbetet favorit. Mbetet ta shohim se ku do të transferohet Thauvin.