Bombë nga Italia: Felipe Caicedo transferohet te gjiganti italian

Felipe Caicedo pranë transferimit më të madh në karrierën e tij.

Felipe Caicedo është njëri nga lojtarët që pritet të largohet nga Lazio gjatë këtij muaji, për shkak të prishjes së marrëdhënieve me drejtuesit e klubit.

Mediat italiane kanë lëshuar sot një lajm të bujshëm, duke raportuar se Caicedo mund të transferohet te Milani.

Rosonerët janë të gatshëm të përfitojnë nga kjo mundësi dhe kanë piketuar Caicedon si zëvendësuesin ideal të Ibrahimovic.

Milan është në kërkim të një qendërsulmuesi që do ta zëvendësojë Ibra-n dhe Rosonerët mund ta transferojnë Caicedon nga Lazio për 5 milionë euro.

Që nga transferimi i tij te Lazio, 32-vjeçari ka shënuar 29 gola dhe ka bërë 15 asistime në 125 ndeshje të luajtura me Biankocelestët.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here