Që nga transferimi i tij te Barcelona, Antoine Griezmann nuk ka arritur ta gjejë formën e duhur.
Francezi e ka humbur madje edhe vendin e titullarit dhe zërat për largimin e tij nga Camp Nou sa vijnë e shtohen.
Portali i njohur spanjoll Todo Fichajes, ka lëshuar sot një lajm bombastik, duke raportuar se Griezmann verën e ardhshme do të transferohet në Itali.
Sipas Todo Fichajes, Griezmann është objektivi kryesorë i Romës për merkaton e verës.
Grupi Friedkin ka gati goditjen e madhe dhe besojnë se Griezmann ka cilësitë për tu bërë lideri i ri i Giallorosëve.
Barcelona e transferoi Griezmann 120 milionë euro nga Atletico Madrid, ndërsa vlera e tij momentale është 80 milionë euro.
Roma synon të bëjë një ofertë prej 60-70 milionë eurove, ndërsa Barcelona sipas të gjitha gjasave do ta pranojë, pasiqë Blaugranët janë në krizë financiare.