Inter e kërkonte por Juventus arrin transferimin e madh 40 milionësh!

Juventus dhe Inter kanë zhvendosur rivalitetin e tyre tashmë në merkato ku emri i rradhës është i Yusuf Yazici, një mesfushor me tipare sulmuese i cili është pjesë e skuadrës së Lille i cili ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha.

Siç raporton le10sport.com, Inter dhe Juventus kanë shfaqur interesim të madh për transferimin e futbollistit të lindur në 1997 i cili këtë sezon ka arritur të shënojë 11 gola dhe ka asistuar 4 herë.

Marotta dhe Paratici kanë kohë që janë në ndjekje të tij por duket se ky i fundit është më i përgatitur për transferimin e tij ku do të mposhtë edhe konkurencën e skuadrës gjermane të Bayer Leverkusen.

Avantazhi i Zonjës së Vjetër qëndron tek situata ekonomike ku për të është e gatshme të shpenzojë plot 40 milionë euro, gjë të cilën Inter nuk ka mundësi ta bëjë pa larguar ndonjërin prej futbollistëve të saj.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here