Juventus hedh hapin e parë kah e ardhmja, transferon ‘Agueron’ e ri!

Skuadra e Juventusit duket tashmë e fokusuar vetëm tek gjetja e emrave të rinj që do të sigurojnë vazhdimësinë e skuadrës për të ardhmen e klubit.

Përveç Bryan Reynolds i cili është pjesë e MLS tek skuadra e Dallas, tashmë një emër i ri ka dalë në skenë dhe bëhet fjalë për sulmuesin e skuadrës meksikane të Chivas Guadalajara, Juan Macias.

21 vjeçari ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha europiane me paraqitjet e tij dhe nga Italia është e interesuar gjithashtu edhe skuadra e Napolit, me Gattuson që po kërkon blerjen e tij.

Një lëvizje për të ka shumë gjasa të ndodhë gjatë merkatos verore pasi në gjysmë të sezonit Paratici nuk kërkon të rrezikojë me emra të rinj që mund të mos kenë përvojën e duhur për të përballuar ndeshje të mëdha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here