Milan dhe Napoli në garë për yllin e Serie A

Derbi në merkato!

Sipas raportimeve të fundit nga Italia, Milan dhe Napoli do të duelojnë në merkato për yllin e Sassuolos, Jeremie Boga.

24-vjeçari e ka dëshmuar potencialin që ka dhe me paraqitjet e tij ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve italian.

Boga u transferua te Sassuolo nga Chelsea, ndërsa Blutë e Londrës e humbën mundësinë për ta rikthyer atë dhe tani ivoriani është nën pronësi të italianëve.

Milan dhe Napoli kanë kontaktuar agjentin e Bogas dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.

Sassuolo kërkon 25 milionë euro për ta lënë të lirë Bogan, mirëpo ai do të mund të largohet nga klubi në fund të sezonit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here