Milan pëson humbje pas 27 ndeshjeve, derbi i takon Juventusit

Juventusi thyen Milanin dhe e bën në një ndeshje ku vetëm fitorja mund ta kthente në garë për titullin kampion.

Skuadra e Pirlos fiton 3-1 në “San Siro” dhe prish kështu ecurinë prej 27 ndeshjesh radhazi pa humbje në kampionat të ekipit të Piolit, që me shumë mungesa, nuk ia ka dalë të ballafaqohet me bardhezinjtë deri në fund…

Diferencën e  bëri jo Ronaldo por Federico Chiesa, i magjishëm me dy golat e tij, por sigurisht edhe zëvendësimet në pjesën e dytë i dhanë freski lojës së Juventusit.

Ndeshja nisi me dominim bardhezi dhe erdhi goli i Chiesa, pas asistit të Dybala me thembër. Më pas ishte barazimi i Milanit me Calabria në fund të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, Juventusi gjeti golin sërish me Chiesa dhe McKennea e mbylli në 3-1. Milani vazhdon të kryesojë por Juventusi ngjitet dhe tashmë mund të rikthehet në garën titull.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here