City mposht Unitedin dhe siguron finalen e EFL Cup

    Manchester City ka mposhtur 2-0 Manchester United në gjysmëfinale e Carabao Cup dhe është kualifikuar në finale.

    Ndeshja e luajtur në Old Trafford është vendosur në pjesën e dytë.

    Qytetarët e kanë zhbllokuar sfidën në minutën e 50-të me John Stones dhe e kanë mbyllur atë me Fernandinho-n në të 83-ën.

    Braziliani (35 vjeç e 247 ditë) është golashënuesi më i vjetër i City-t në këtë kompeticion pas Frank Lampard (36 vjeç e 96 ditë) kundër Sheffield Ëednesday në shtatorin e 2014-ës.

    Skuadra e Pep Guardiola do të përballet në finale me Tottenham-in e Jose Mourinho-s.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here