Gati rikthimi në Serie A, Mustafi te gjiganti italian

Shkodran Mustafi sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Arsenali brenda këtij muaji.

28-vjeçari nuk bën pjesë në planet e Artetas, ndërsa kontrata e tij me Topçinjtë skadon në fund të sezonit.

Mustafi dëshiron largimin nga Emirates dhe sipas raportimeve të fundit është pranë rikthimit në Itali.

E përditshmja italiane, Corriere dello Sport, raporton se interesim për transferimin e Mustafit ka shfaqur Lazio.

Lacialët janë në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe e shohin Mustafin si një përforcim të duhur.

Vlera e Mustafit në treg është  rreth 10 milionë euro, ndërsa Lazio dhe Arsenali pritet të arrijnë marrëveshje për një shifrën e 5 milionë eurove.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here