E bujshme, Milan transferon dyshen turke!

AC Milan ka vendosur që të transferojë dy futbollistë turq për të mbushur zbrazëtirat që janë shkaktuar në skuadër nga dëmtimet e shumta, raporton mediat italiane.

Sipas Sporx, bëhet fjalë për Ozan Tufan i cili është pjesë e skuadrës së Alanyaspor.

25 vjeçari luan në mesfushë dhe Milani ka kohë që është vënë në ndjekje të tij pasi ka muaj që po e përcjellë me vëmendje atë.

Ai aktualisht ka një vlerë prej 15 milionë eurosh dhe këtë sezon në 15 ndeshje ka shënuar dhe asistuar 8 herë për skuadrën e tij.

Emri tjetër tashmë dihet dhe bëhet fjalë për mbrojtësin e Schalke, Ozan Kabak i cili po kërkohet nga shumë skuadra të mëdha europiane dhe ka një vlerë në merkato rreth 25 milionë eurosh dhe bisedimet tashmë kanë filluar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here