Juventus nuk po gjen qetësi në skuadër pasi shumë futbollistë të saj janë vënë në shënjestër nga skuadra të mëdha europiane ku tashmë njëra ndër to është edhe Real Madrid.
Merih Demiral është emri që po kërkohet nga skuadra e Zinedine Zidane dhe turku duket tashmë me një këmbë jashtë Torino ku shkaku kryesor duket të jetë minutat e pakta që ka pasur në dispozicion qysh prej ardhjes së Andrea Pirlos në krye të detyrës.
Çmimi i tij sillet afro 50 milionë euro dhe kjo shifër nuk tremb aspak madrilenët të cilët janë duke kaluar në një tranzicion të madh sidomos në mbrojtje ku pritet që të gjithë mbrojtësit aktual të largohen për ti hapur rrugë talenteve të rinj.
Demiral është i lodhur me situatën që po kalon tek Zonja e Vjetër dhe një skuadër si Los Blancos është vështirë për tu refuzuar.