Milan rikthehet te fitorja, Rosonerët mposhtin Torinon

Milani ka fituar me rezultatin 2-0 ndaj Torinos.

Një ndeshje delikate për ekipin kuqezi pas humbjes me Juventusin të një jave më parë. “Djalli” mori 3 pikët me golat e Leaos dhe Kessie.

Kryesuesit e kampionatit e nisën mirë ndeshjen, pasi shënuan me Leaon. Sulmuesi portugez mori një top të mirë nga Brahiam Diaz dhe nuk gaboi për 1-0 në minutën e 25′.

Goli i dytë i ndeshjes u shënua nga Kessie. Mesfushori ktheu në gol një penallti në minutën e 36′. Afrikani mbetet i pagabuar nga pika e bardhë e penalltisë dhe vulosi sfidën në 2-0.

Pjesa e dytë nuk solli asnjë gol tjetër. Milani vazhdon kryesimin me 40 pikë, ndëras Torino ndodhet në vendin e parafundit. Ekipi i Toros ndodhet në ujëra shumë të turbullta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here