Reali barazon në transfertën me Osasunën

Real Madridi ka gabuar gjithçka në ndeshjen kundër Osasunas.

Kampionët e Spanjës nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 0-0 në transfertë kundër modestëve të La Ligas.

Madrilenët u shfaqën pa grintë dhe nuk kishin shpirtin e duhur të garës. Ata dominuan lojën, por nuk arritën që të gjenin golin. Shanset e pastra për shënim munguan, ndërsa Osasuna u mbrojt mirë.

Vendasit ishin të vendosur mirë në mbrojtje dhe nuk u çanë nga Hazard, Asensio dhe Benzema.

Reali tashmë mbetet në vendin e dytë me 37 pikë, 1 më shumë se Atletico dhe me 3 ndeshje më shumë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here