Gianluca Scamacca pranë transferimit më të madh në karrierën e tij.
Sulmuesi i Sassuolos i huazuar te Genoa, Gianluca Scamacca është njëri nga lojtarët më të përfolur në Itali kohët e fundit.
22-vjeçari po shkëlqen këtë sezon te Genoa duke shënuar gjashtë gola në 15 ndeshje të luajtura.
Interesim për Scamaccan fillimisht ka shfaqur Milani. Rosonerët e shohin 22-vjeçarin si përforcimin ideal për të ardhmen e sulmit.
Mirëpo e përditshmja italiane Tuttosport, raporton se Juventus është futur në garë për Scamaccan.
Biankonerët synojnë ta rrëmbejnë italianin para Milanit dhe kanë nisur bisedimet me Sassuolon.
Zonja e Vjetër do të bëjë një ofertë më të lartë se Milani për ta bindur Sassuolon që ta lërë të lirë Scamaccan.