Juventusi është nikoqir i Sassuolos për takimin që luhet në kuadër të xhiros së 17-të në Serie A.
Skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen që fillon në ora 20:45 në Allianz Stadium.
Për këtë sfidë, Zonja e Vjetër do të jetë pa Alex Sandron, Juan Cuadradon dhe Matthijs de Ligt që janë të infektuar me coronavirus.
Formacioni startues i Juventusit: Szczesny; Danilo, Demiral, Bonucci, Frabotta, McKennie, Arthur, Bentancur, Chiesa, Dybala, Ronaldo.
📝 𝚂𝚃𝙰𝚁𝚃𝙸𝙽𝙶 𝚇𝙸 for #JuveSassuolo! ⚪️⚫️#FinoAllaFine #ForzaJuve pic.twitter.com/jjdMpQPOJp
— JuventusFC (@juventusfcen) January 10, 2021
Formacioni startues i Sassuolos: Consigli; Muldur, Chiriches, Ferrari, Kyriakopoulos; Obiang, Locatelli; Defrel, Djuricic, Traore; Caputo.