Milan në ndjekje të talentit të Anderlecht!

Milan është duke e ndjekur me vëmendje të madhe situatën nëpër të cilën është duke kaluar talenti i skuadrës belge të Anderlecht, Albert Sambi Lokonga, raporton DH.

Rossonerët janë duke e ndjekur nga afër potencialin e 21 vjeçarin dhe progresin që ai po shënon dita ditës me qëllim të një transferimi të mundshëm të tij gjatë merkatos së verës.

Krahasimet tashmë kanë filluar dhe qysh prej tani ai po përmendet si Sergio Busquets i ardhshëm ku momentalisht është duke kaluar një sezon të mrekullueshëm tek Anderlecht.

Milan kërkon të sigurojë shërbimet e tij sa më parë që të jetë e mundur para se ndonjë skuadër tjetër të hyjë në garë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here