Oferta prej 60 milionë eurove ka arritur, Ronaldo largohet nga Juventus!

Si një rrufe nga qielli, oferta prej 60 milionë eurove ka arritur në adresë të Juventusit.

Cristiano Ronaldo mbrëmë shënoi ndaj Sassuolos dhe e barazoi rekordin e Josef Bican prej 759 golave.

Portugezit i duhet vetëm edhe një gol për tu bërë futbollisti me më së shumti gola të shënuar në historinë e futbollit.

Portali i njohur Don Balon, ka lëshuar sot një lajm bombastik, duke raportuar se Manchester United i ka ofruar Juventusit 60 milionë euro për Ronaldon.

Don Balon, shkruan se Djajtë e Kuq e konsiderojnë këtë ofertë mëse të mjaftueshme duke pasur parasysh krizën ekonomike të shkaktuar nga Covidi dhe moshën e Ronaldos.

Kontrata e Ronaldos me Juventusin skadon në vitin 2022 dhe Biankonerët janë duke konsideruar shitjen e tij në fund të sezonit.

Se a do të largohet Ronaldo nga Juventusi mbetet ta shohim pas përfundimit të sezonit.

Portugezi ka luajtur 17 ndeshje këtë sezon dhe ka shënuar 19 gola.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here