Thauvin në Serie A por jo tek Milan!

Florian Thauvin ka muaj që është vënë në shënjestrën e Paolo Maldinit i cili po kërkon ta sjellë atë me çdo kusht në San Siro mirëpo siç po rrjedhin gjërat duket se ish kapitenin legjendar të Milani është duke e pritur një surprizë e hidhur.

Sipas raportimeve të mediave italiane ka ditë që në këtë garë Milani nuk është e vetme pasi edhe Napoli ka shfaqur interesim të madh për francezin i cili ka mundësi të mëdha të kalojë tek skuadra e Gennaro Gattusos.

Mesfushori i Marseille është gati për një aventurë të re dhe këtë gjë tashmë e dinë drejtuesit e kësaj skuadre dhe me kontratën e tij në fund të përfundimit napolitanët kanë mundësinë e artë për të transferuar atë me parametra 0.

Kjo rritë akoma më shumë mundësitë e transferimit të tij pasi skuadra napolitane tashmë ka mundësi për ti ofruar një pagë më të madhe atij për ta bindur të kalojë në rradhët e skuadrës jugore të Italisë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here