Bayern para Chelseas në garën për Upamecanon!

Ylli i RB Leipzig ka shumë mundësi që do të largohet nga kjo skuadër gjatë kësaj vere.

Bayern Munich mbetet akoma skuadra favorite për të siguruar shërbimet e Dayot Upamecanos së RB Leipzig, raporton TZ.

Por bavarezët nuk janë të vetëm në këtë garë pasi interesim për qendër mbrojtësin ka shfaqur edhe skuadra londineze e Chelseas edhe pse vështirë se do të mposhtin skuadrën e Flick në këtë garë.

Upamecano aktualisht ka një kontratë që skadon në vitin 2023 por një gjë e tillë nuk është problem pasi kjo kontratë mund të shkëputet nëse dikush është në gjendje të ofrojë një shifër prej 40 milionë eurosh për të.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here