Fiorentina pas mbrojtësit të Milanit!

Milani po kërkon përforcime të reja por gjithashtu do të ketë edhe largime të shumta nga skuadra e Stefano Piolit pasi disa emra nuk bëjnë pjesë më në planet e italianit.

Njëri prej tyre është emri i mbrojtësit, Andrea Conti pritet të jetë i larguari i parë nga San Siro pasi interesim për blerjen e tij ka shfaqur skuadra e Fiorentinës, raporton Gianluca Di Marzio.

Agjenti i Contes pritet që të takohet me përfaqësuesit e Fiorentinës brenda orëve të ardhshme mirëpo akoma ka mbetur për tu diskutuar çmimi që do të kërkojë Milani për ta lënë atë të lirë.

Një marrëveshe huazimi duket ideja më e mirë dhe me afat 18 muaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here