Juventus apo Inter? Ja zgjedhja e Gomez!

E ardhmja e Papu Gomez qëndron akoma në hije teksa skuadra të mëdha si Inter, Juventus dhe AC Milan vazhdojnë garën për të siguruar shërbimet e tij.

Në sytë e Inter, Milani dhe Romës, ka disa ditë që emri i playmakerit argjentinas po përflitet se mund të transferohet tek skuadra e Juventusit pasi deri më tani ka refuzuar emra si Fiorentina dhe Torino.

Skuadra e Atalantas ka kërkuar 10 milionë euro gjatë janarit për këdo që dëshiron të sigurojë shërbimet e tij gjatë merkatos së janarit.

33 vjeçari e ka bërë të ditur që dëshiron largimin nga Atalanta por vetëm për një skuadër që garon në Europë, në këtë rast ka aluduar për Juventusin duke i rritur shpresat shumë Zonjës së Vjetër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here