Milani ka arritur të kualifikohet në turin tjetër ndaj Torinos me penallti.
90 minutat e ndeshjes u mbyllën me rezultatin 0-0, po ashtu dhe minutat shtesë, por nga pika e bardhë djemtë e Piolit ishin më të saktë dhe fituan me 5-4.
Sfida ishte e dominuar nga Milani, por sulmuesit e kuqezinjëve nuk ja dolën të dërgonin topin në rrjetë. Minutat shtesë sollën të njëjtën situatë, por sërish porta mbeti e paprekur.
Penalltitë panë një Milan më të saktë, pasi të 5 lojtarët e përzgjedhur për të gjuajtur shënuan.
Skuadra e Torinos merr disfatën e dytë në pak ditë me kuqezinjtë. Rincon humbi penalltinë vendimtare të ndeshjes. Ishte portieri i Milanit, Tatarusanu që ndali goditjen e tij.