Merkatoja, Paratici alarmon Juventusin!

Juventusi është duke kaluar një moment të vështirë në merkato për shkak se po has në konkurencë të madhe për objektivat e saj.

Këtë alarm tashmë e ka dhënë vetë drejtori sportiv i kësaj skuadre, Fabio Paratici i cili ka bërë të ditur se talenti i skuadrës së Dallas, Bryan Reynolds është i rrezikuar që të transferohet nga një skuadër tjetër europiane.

Bëhet fjalë për skuadrën belge të Club Brugge e cila gjatë ditës së djeshme bëri një ofertë zyrtare në drejtim të skuadrës amerikane mirëpo akoma nuk ka marrë një përgjigje edhe pse tashmë Dallas ka arritur një marrëveshje me Juventusin për transferimin e tij.

Nëse gjithçka shkon sipas planit atëherë Reynolds mund të transferohet tek Juventus dhe pastaj të huazohet tek skuadra e Beneventos të paktën deri në fund të këtij sezoni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here