Real Madridi u eliminua nga Superkupa e Spanjës nga skuadra e Athletic Bilbao.
Ekipi madrilen humbi me rezultatin 1-2 pas një ndeshjeje me dy fytyra, pasi ekipi “Los Blancos” luajti vetëm 45 minuta loje.
Pjesa e parë foli totalisht për ekipin mik që gjeti dy herë golin me anë të Raul Garcias. Mbrojtës i krahut të kampionëve, Lucas Vazques ishte antagonisti i ekipit të tij, pasi gaboi dy herë radhazi.
Ai i fali topin kundërshtarit në golin e parë të shënuar në minutën e 18′. Sfera shkoi më pas te sulmuesi kryesor që nuk fali duke përshëndetur rrjetën.
Goli i dytë u shënua me penallti, ishte sërish Vazques që e shkaktoi në mënyrë të gabuar në zonë.
Garcia nuk fali as në minutën e 38′ për 0-2. Reali u mundua të rikthej në lojë në pjesën e dytë, por nuk ia doli mbanë. Rrjeta e Karim Benzemasë për 1-2 ishte shumë pak për ekipin e Zidane.
Kampionët në fuqi humbin mundësinë që të ruajnë Superkupën dhe humbasin mundësinë e trofeut të parë të sezonit.