Bomba e merkatos, Mendes sjellë trajnerin e Premier League tek Juve!

Për Juventusin gjatë kësaj merkatoje nuk do të ketë ndryshime vetëm në futbollistë por mund të ndryshojë edhe kreu i stolit pasi agjenti Jorge Mendes është duke punuar që në këtë skuadër të transferojë trajnerin aktual të Wolves, Nuno Espirito Santo.

Forma që nuk ka bindur drejtuesit e Juves kanë bërë që të vënë në dyshim pozitën e Andrea Pirlos dhe Mendes është i gatshëm që menjëherë të gjejë pasuesin e tij.

Trajneri portugez po kalon sezonin e 4 me Wolves dhe me shumë mundësi të fundit pasi ofertat për të nuk kanë të ndalur ku përveç Juventusit interesim kishte shfaqur edhe skuadra e Barcelonës.

Tashmë një gjë është e sigurt, Andrea Pirlo tek Zonja e Vjetër i ka ditët e numëruara në qoftë se nuk ndryshon rezultatet dhe të arrijë vazhdimësinë pozitive të rezultateve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here