Lajm bombastik nga Italia, De Vrij do ta vazhdojë karrierën te rivalët e Interit.
Portali i njohur italian Calcio Mercato, ka lëshuar sot një lajm bombastik duke raportuar se Juventus synon transferimin e Stefan De Vrij nga Interi.
Biankonerët e shohin holandezin si pasuesin ideal të Leonardo Bonuccit dhe kanë nisur bisedimet me Mino Raiolan.
Inter është në krizë financiare dhe De Vrij nuk konsiderohet si i paprekshëm, pasiqë Neroaxurët kanë nevojë për të ardhura.
De Vrij gjithashtu nuk konsiderohet si lojtarë shumë i rëndësishëm dhe Neroaxurët janë të gatshëm ta shesin atë.
Juventus do të duhet të paguaj më së paku 40 milionë euro për 28-vjeçarin dhe kjo shifër është mëse e mjaftueshme për të përmirsuar bilancin financiar të klubit.