Bayerni ka gjetur pasuesin e Alabas te Reali

David Alaba nuk ka rinovuar kontratën me Bayernin dhe në fund të sezonit do të largohet nga Allianz Arena.

Bayerni ka filluar ta kërkojë pasuesin e Alabas dhe e ka gjetur atë te Reali.

Siç raportojnë mediat gjermane, Bavarezët janë të interesuar për transferimin e Eder Militaos.

Militao nuk është i kënaqur me statusin e tij te Reali dhe dëshiron largimin, ndërsa Los Blancos janë të gatshëm ta lënë të lirë.

Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe marrëveshja sipas të gjitha gjasave do të arrihet para përfundimit të merkatos.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here