Esposito drejt Venezias!

Sebastiano Esposito po drejtohet tek skuadra e Venezias pas vendimit që mori Interi për ta përfunduar huazimin e tij tek skuadra e SPAL.

Adoleshenti i talentuar ka rritur shpresat e Interit që në vitet e ardhshme ai do të jetë një futbollist i rëndësishëm për Neroazzurët dhe huazimin tek Venezia e kanë marrë me qëllim që të ketë më shumë mundësi të shfaqë aftësitë e tij dhe të piqet profesionalisht.

Ky vendim vlen deri në fund të këtij sezoni dhe pastaj do të vlerësohet forma e tij nga drejtuesit e skuadrës nëse do të vijë tek Inter ose do të vazhdojë edhe për një vit tjetër i huazuar.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here