Athletic Bilbao është fituesi i Superkupës së Spanjës pasi në kohën shtesë mundi Barcelona 3-2 me golin e Inaki Williams, një perlë e vërtetë.
Por, finalja mbyllet në minutën e 121-të me një karton të kuq të Messit me VAR, pasi goditi me shuplakë kundërshtarin e tij që e mbante nga fanella.
Argjentinasi humbi toruan dhe u ndëshkua. Ndeshja në 90 minuta pa të dy ekipet të barazpeshohen, teksa në harkun e 1 minute Griezmann dhe de Marcos realizon për dy ekipet.
Në pjesën e dytë, po Griezmann realizoi dhe kur mendohej fitorja, në fund vjen goli i Villalibre.
Në shtesë, Williams do të çonte shifrat në 3-2 duke i dhënë Superkupën e 4-t në histori baskëve.