E bujshme: Piatek rikthehet në Serie A, por te rivalët e Milanit

Krzysztof Piatek pranë rikthimit në Itali.

Bomberi polak është njëri nga lojtarët më të përfolur ditët e fundit, pasiqë është i lidhur me një rikthim në Serie A.

Piatek nuk ka arritur të ambientohet në Bundesligë dhe dëshiron rikthimin në Itali dhe interesim për të kanë shfaqur rivalët e përjteshëm të Milanit.

E përditshmja italiane Tuttosport, raporton se Juventus synon transferimin e Piatek brenda këtij muaji.

Biankonerët besojnë se mund ta rikthejnë polakun në formën e duhur dhe kanë nisur bisedimet me Hertha Berlinin.

Piatek ka kontratë me Herthan deri në vitin 2025, ndërsa vlera e tij në treg është rreth 20 milionë euro.

Juventus do të huazojë Piatekun me opsion blerjeje në fund të sezonit, ndërsa polaku është i gatshëm që ta vesh fanellën e Biankonerëve.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here