Juventus bën gati ofertën për Pogban!

Djajtë e Kuq tashmë e kanë vendosur që nuk do ta lënë Paul Pogban që të largohet në mes të sezonit nga Old Trafford.

Kjo ka bërë që tashmë skuadra e Juventusit të fillojë përgatitjet për një ofertë gjatë merkatos verore për mesfushorin francez Paul Pogba.

Pogba muajin e kaluar i kumtoi agjentit të tij se nuk është më i lumtur tek kjo skuadër dhe se dëshiron largimin mirëpo United nuk e ka ndërmend që të lëshojë pe tashmë që është në garë për titullin në Premier League.

Juventus nga ana tjetër është e vendosur për ta rikthyer atë në Itali por për të realizuar një gjë të tillë duhet të presin deri në fund të këtij sezoni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here