Janari duket shumë i nxehtë në merkato ku shumë supriza të mëdha po na presin ditëve në vijim ku njëra prej tyre padyshim që mund të jetë transferimi i Marcelos në Monaco e jo tek Juventus e Inter që kanë muaj që e kërkojnë atë.
Siç raporton Fichajes.net, braziliani është shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje me skuadrën franceze.
Klubi nga principata franceze është duke bërë gati një ofertë 3 vjeçare me një pagë prej 6 milionë eurosh në vit, shifër kjo tepër e lartë edhe për Marcelon duke marrë parasysh moshën e tij.
Los Blancos janë duke e konsideruar këtë mundësi por deri më tani nuk ka asnjë deklaratë zyrtare të klubit lidhur me këtë temë.