Mediat italiane kanë publikuar sesi do të quhet në të ardhmen skuadra e Interit dhe logoja e re e skuadrës.
Edhe pse askush nuk e priste një gjë të tillë, skuadra e Interit po bën gati ndryshime drastike në logon e saj siç bëri Juventusi në vitin 2017.
Logoja është duke u ridizajnuar dhe si qëllim do të ketë fokusin në shkronjat I dhe M por akoma nuk dihet saktësisht si do të duket por mësohet se do të jetë diçka shumë e ngjashme me logon e Juventusit.
Gjatë muajit mars gjithçka do të bëhet e ditur pasi klubi do të votojë për ndryshimet definitive.