Merkatoja e transferimeve për skuadrën e Milanit nuk do të ndalet me transferimin e Mario Mandzukic pasi tashmë po bëhet gati goditja e dyfishtë në merkato.
Milan vazhdon rrugëtimin e saj drejt titullit ku çdo javë po korrë fitore të rëndësishme.
Transferimi i parë pas kroatit pritet të jetë ai i mbrojtësit të Chelseas, Fikayo Tomori i cili me shumë mundësi do të huazohet tek Milani dhe blerja e tij përfundimtare do të tentohet gjatë merkatos verore.
Ndërkohë që emri i dytë është ai i Junior Firpos i cili nuk është më në planet e Ronald Koeman dhe blerja e tij nuk do të jetë ndonjë problem i ndërlikuar.