Dybala largohet, ja ylli i ri i Zonjës së Vjetër!

Paolo Dybala padyshim që mbetet emri më i përfolur në merkaton e Juventusit pasi largimi i tij gjatë merkatos së verës nga disa media po konsiderohet si një punë e kryer tashmë.

Skuadra e tij e ardhshme me shumë mundësi mund të jetë ajo e Paris Saint Germain e cila është e gatshme të ofrojë deri në 60 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij.

Biankonerët tashmë kanë bërë gati emrin që do ta zëvëndësojë argjentinasin në rast se ky i fundit largohet gjatë verës.

Bëhet fjalë për mesfushorin e skuadrës së Lille, turkun Yazici i cili gjithashtu po kërkohet edhe nga skuadra e Milanit.

Maldini ka kohë që po e ndjekë 23 vjeçarin dhe këtë verë pritet një garë e ashpër për shërbimet e tij pas Lille do dhurojë shërbimet e tij për skuadrën e cila është e gatshme që të ofrojë plot 40 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here